uBlock/dist/description/description-sq.txt

50 lines
2.1 KiB
Plaintext
Raw Normal View History

Një bllokues efikas: me impakt të vogël te memorja dhe procesori, por mund të ngarkojë dhe të zbatojë mijëra filtra më shumë sesa bllokuesit e tjerë të njohur.
Përmbledhje e ilustruar e efikasitetit të tij: https://github.com/gorhill/uBlock/wiki/uBlock-vs.-ABP:-efficiency-compared
Përdorim: Butoni i madh power tek dritarja e vogël shërben për të aktivuar ose jo në mënyrë të përhershme uBlock-un për faqen aktuale. Ai vlen vetëm për faqen aktuale, nuk është një buton i përgjithshëm.
***
Është fleksibël dhe jo thjesht një "bllokues reklamash": mund të lexojë dhe të krijojë filtra nga skedat "hosts".
Filtrat e kësaj liste hapen dhe zbatohen pas instalimit:
- EasyList
- Peter Lowes Ad server list
- EasyPrivacy
- Malware domains
Nëse dëshironi, ka edhe shumë lista të tjera të gatshme:
- Fanboys Enhanced Tracking List
- Dan Pollocks hosts file
- hpHostss Ad and tracking servers
- MVPS HOSTS
- Spam404
- Dhe shumë të tjera
Sigurisht që sa më shumë filtra të aktivizohen, aq më i madh do të jetë impakti tek memorja. Edhe me shtimin e dy listave shtesë të Fanboy, hpHostss Ad and tracking servers, µBlock përsëri ka impakt më të ulët në memorje sesa bllokuesit e tjerë shumë të njohur.
Por, kujdes, sepse duke përzgjedhur disa prej këtyre listave, gjasat që faqet të shfaqin probleme do të jenë më të mëdha -- sidomos listat që normalisht përdoren si skeda "hosts".
***
Pa listat e përmbushura të filtrave, ky program nuk ka asnjë vlerë. Prandaj, po të doni të kontribuoni diçka, mendoni pak për njerëzit që punojnë fort për mirëmbajtjen e listave me filtra që po përdorni, të cilat ju ofrohen pa pagesë.
***
Falas.
Material i hapur me licencë publike (GPLv3)
Krijuar nga përdoruesit për përdoruesit.
Kontributorët @ Github: https://github.com/gorhill/uBlock/graphs/contributors
Kontributorët @ Crowdin: https://crowdin.net/project/ublock
***
Kur bëni vlerësimin e programit, mos harroni se ky është një version paraprak.
Ditari i ndryshimeve të projektit:
https://github.com/gorhill/uBlock/releases